Konfiskohen mbi 6 mijë kilogramë mjaltë në Ferizaj dhe Han të Elezit - NACIONALE

Konfiskohen mbi 6 mijë kilogramë mjaltë në Ferizaj dhe Han të Elezit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia sonte i ka sekuestruar rreth 6 mije e 800 kilogramë mjaltë që ishin pa dokumentacion si dhe e ka arrestuar një person për këtë rast.

Në njoftimin e policisë thuhet se kjo u bë në bashkëpunim me inspektorët e AUV-it dhe Doganën e Kosovës, në katër lokacione, dy në Ferizaj dhe dy në Han të Elezit.

“Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga rajoni i Ferizajt në bashkërendim me krimet ekonomike, Inspektorë të AUV-it dhe Dogana e Kosovës, kanë realizuar kontrolle në katër lokacione; dy në Ferizaj dhe dy në Han të Elezit, ku është sekuestruar një sasi e mjaltit prej 6,820 kg, i cili ka qenë mall pa deklaracion, në vende të ndryshme në sasi të ndryshme dhe pa asnjë mbishkrim. E gjithë kjo sasi e mjaltit është sekuestruar nga personi i dyshuar me iniciale (S. Th.) që me veprime hetimore dhe dëshmi të siguruara ekziston dyshimi i arsyeshëm se: i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprën penale “Tregtia e Ndaluar’’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim

Lajme të ngjashme