Konfirmohet vdekja në Brezovicë, viktima është shtetase e huaj
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka lëshuar një komunikatë të detajuar në lidhje me vdekjen në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Në shkrimin e tyre, kjo qendër ka treguar se si është lokalizuar viktima, e cila është shtetase e huaj.
“Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kan lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku.
Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht.
Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj.” – shkruhet aty.
ShKShMK-ja ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.