Konfirmohet përzierja e VV-së në zgjedhjet në Maqedoni: Këta janë tre kandidatët për deputetë - NACIONALE

Konfirmohet përzierja e VV-së në zgjedhjet në Maqedoni: Këta janë tre kandidatët për deputetë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht është bërë pjesë e zgjedhjeve që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut.

Këshilltari i kryeministrit, Bekim Qoku, do të jetë në listë për deputetë, bashkë me dy kandidate të tjera. Këtë e ka konfirmuar vet Qoku në rrjete sociale.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN. Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN!”, ka shkruar ai.

“Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku”, theksohet në postim.

“Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë. Bashkë do të punojmë sot për Ndryshimin që VLEN e nesër për forcimin e popullit tonë shqiptar!”, përfundon postimi.

Lajme të ngjashme