Konferenca e Mynhut, Borrell: Nuk është në planet e mi një takim Kurti-Vuçiq - NACIONALE

Konferenca e Mynhut, Borrell: Nuk është në planet e mi një takim Kurti-Vuçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksader Vuçiq, do të marrin pjesë në Konferencën për Siguri në Mynih, por nuk pritet të takohen mes veti.

Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Kryediplomati i BE-së ka bërë me dije se nuk e ka në agjendë një gjë të tillë.

Megjithatë, Borrel ka bërë me dije se synon që një takim Kurti-Vuçiq ta realizoj në një vend tjetër.

“Nuk është në planifikimet e mia, nuk është në agjendën time, por nëse do të ishte i mundur, ne do të ishim të lumtur. Në të kundërtën, unë duhet të tentoj ta arrij këtë [takimin Kurti-Vuçiq] diku tjetër”, ka thënë Borrell,, shkruan REL.

Lajme të ngjashme