Komunat e udhëhequra nga PDK-ja ndër më transparente, Krasniqi: Rezultate të punës profesionale - NACIONALE

Komunat e udhëhequra nga PDK-ja ndër më transparente, Krasniqi: Rezultate të punës profesionale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi tri kryetarët e komunave të udhëhequr nga PDK-ja, dolën të parat për transparencë nga KDI-ja.

Krasniqi ka thënë se sukseset e Ferizajt, Prizrenit e Skenderajt janë rezultat i punës profesionale.

Me mbi 90 % të pikëve të grumbulluara kanë dalë edhe katër komuna të tjera që udhëhiqen nga PDK-ja, Skenderaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut dhe Vushtrria, ndërsa edhe Hani i Elezit është pozicionuar afër tyre. I përgëzoj kryetarët e komunave tona për përkushtimin e tyre në shërbimin publik.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Tri komuna të cilat udhëhiqen nga Kryetarët e PDK-së, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, sot janë shpallur kampione për transparencë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Këto suksese të komunave tona nuk janë më një risi - por rezultate të një pune profesionale, efikase dhe në shërbim të qytetarëve.

Me mbi 90 % të pikëve të grumbulluara kanë dalë edhe katër komuna të tjera që udhëhiqen nga PDK-ja, Skenderaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut dhe Vushtrria, ndërsa edhe Hani i Elezit është pozicionuar afër tyre. I përgëzoj kryetarët e komunave tona për përkushtimin e tyre në shërbimin publik.

Modeli i qeverisjes që e vendos interesin qytetar në qendër, i zbatuar nga PDK, po rikonfirmohet vit pas viti si modeli më i suksesshëm në vend.

Asgjë më pak se punë, projekte konkrete, transparencë e përmirësim të mirëqenies së qytetarëve!

Lajme të ngjashme