Komuna i gëzohet vendimit të gjykatës për lejimin e punimeve në rrugën “A”: Urimi më i mirë për vitin 2024
Drejtori i investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Shkallës së Dytë në Gjykatën Komerciale për rinisjen e punimeve në rrugën “A”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është urimi më i mirë për vitin 2024 për çdo qytetar të Prishtinës.
Ai ka bërë me dije se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë nga projekti në projekt.
“Gjykata Komerciale dhoma e shkalles së dytë, i hapi rruge rifillimit te punimeve ne rrugen A. Ky është urimi më i mirë për vitin 2024, jo vetëm per mua si Drejtor i Investimeve Kapitale, por edhe i cdo qytetari te Prishtines. Kolegji i Gjykatës Komerciale ka vlerësuar se shtyrja e vendimit ishte kundër interesit publik dhe rrezikonte dëmtimin e palëve të përfshira. Vazhdojmë, nga projekti në projekt”, ka shkruar Xhaferi.