Komuna e Vushtrrisë jep detaje për përmbytjet, gjendje më e rëndë në një rrugë - NACIONALE

Komuna e Vushtrrisë jep detaje për përmbytjet, gjendje më e rëndë në një rrugë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se Drejtoria Për Mbrojtje dhe Shpëtim është në gjendje gatishmërie, pas reshjeve të shiut që filluan nga nata e kaluar.

Komuna përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se gjendje më e rënduar është në rrugën “Lidhja e Lezhës”.

Mes tjerash, në njoftimin e Komunës thuhet se ekipet janë në terren dhe po vëzhgojnë situatën.

“Gjendje më e rënduar është në rrugën “Lidhja e Lezhës”, në të cilën, për shkak të mungesës së pusteave të ujërave atmosferike në një segment të saj, uji ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve. Me angazhimin e komunës edhe ky problem pritet të evitohet shpejt. Ekipet e DMSH-së vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në terren, për të cilën qytetarët do të jenë të informuar me kohë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme