Komuna e Shtimes siguron parking vetëm për automjeteve e bashkatdhetarëve
Komuna e Shtimes ka hapur zemrën për diasporën.
Duke pasur parasysh ardhjen e bashkatdhetarëve, Drejtoria Komunale e Arsimit e kësaj komuna ka marrë vendim që oborri i shkollës fillore "Emin Duraku" në Shtime të lirohet për parking të automjeteve të tyre.
Vendimi do të zbatohet nga data 17 korrik deri më 15 gusht.
“Lejohet hyrja e automjeteve private në oborrin e ShF “Emin Duraku: në Shtime me qëllim të shfrytëzimit si vendparkim gjatë kohës kur gjenden bashkëatdhetarët në pushim”, është thënë në vendim.