Komuna e Prizrenit blen 1 mijë euro perde për objektin e Komunës
Kuvendi Komunal i Prizrenit ka shpallur një tender për furnizim me perde për objektin e komunës, që ndryshe njihet edhe si “Shtëpia e Bardhë”, raporton Express.
Për blerjen e tyre janë ndarë rreth 1 mijë euro.
Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-prokurim, tenderin e ka fituar “Sefer Ramadani B.I”.
Kontrata është nënshkruar më 12 shtator 2022./ Express