Komuna e Prishtinës fik dritat në solidaritet me familjet e të pagjeturve
Në shenjë nderimi dhe solidarizimi me familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Komuna e Prishtinës ka ndërprerë ndriçimin e objektit të saj.
Këtë akt simbolik e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.
“Ndalëm dritat e objektit të Komunës për t’u solidarizuar me familjet e të pagjeturve.
Në këtë ditë përkujtimi, jemi pranë tyre, me respekt të thellë për qëndresën, forcën dhe përkushtimin e tyre të palëkundur për zbardhjen e së vërtetës.” – shkroi Rama.