Komuna e Prishtinës u mundëson biletë vjetore institucioneve dhe korporatave me përgjegjësi sociale
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar miratimin e biletës vjetore të dedikuar për institucionet dhe korporatat që zbatojnë programe të përgjegjësisë sociale dhe subvencionojnë transportin për punonjësit e tyre.
Njoftimi:
📢 Biletë Vjetore për Institucionet dhe Korporatat me Përgjegjësi Sociale! 🏙️🚍
Në kuadër të reformës së transportit publik urban, Kryeqyteti ka miratuar vendimin për biletën vjetore dedikuar institucioneve dhe korporatave që kanë programe të Përgjegjshmërisë Sociale dhe subvencionojnë transportin për personelin e tyre, duke kontribuar për një mjedis më të pastër! 🌱
✅ Përfitimet:
🔹 Lehtësim për stafin duke ofruar një alternativë të qëndrueshme transporti
🔹 Ulje të kostove për vendparkime dhe transport të brendshëm
🔹 Mbështetje për zhvillimin e transportit publik dhe zvogëlim të trafikut në Kryeqytet
Bashkë mund të krijojmë një qytet më të pastër, më të qasshëm dhe me transport publik më të avancuar! 🚆🌍