Komuna e Prishtinës shpall tender 12 milionë euro për konsulencë
Komuna e Prishtinës ka hapur tendër me vlerë të 12 milionë euro për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”.
Në anë tjetër për këtë tender ka reaguar shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli.
Kërçeli ka kritkuar komunën e Prishtinës për tenderin në fjalë duke thënë ngritur pyetje se pse duhet që 12 milionë euro të shkojnë për konsulencë.
Shkrimi i plotë i tij:
Prishtina e përjetimeve!
12 milionë euro per konsulencë me pritu me i shkru zerot se le ma me mendu që vetëm për konsulencë
A e kane lluksin qytetarët e Prishtinës që 4-5 % buxhetit të Komunes me dërgu në konsulencë?
Konsulencë për çka? Për me kriju një shërbim brenda komunës, konsulence se qysh me u kriju ai shërbim, i bie qe as mu kriju me këto mjete jo.
Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga Vetëvendosje.
