Komuna e Prishtinës shpall konkurs për 25 psikologë në shkolla - NACIONALE

Komuna e Prishtinës shpall konkurs për 25 psikologë në shkolla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është shpallur konkursi për pranimin e 25 psikologëve në shkollat e komunës së Prishtinës.

Drejtoresha e Arsimit në këtë komuunë, Besianë Musmurati gjatë një konference për media ka thënë se që nga marrja e mandatit siguria e nxënësve si në aspektin fizik, por edhe mendor është prioritet për të.

Sot e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendorë dhe drejtoria e arsimit ne Komunën e Prishtinës ka shpallur konkursin për punësimin e 25 psikologëve shkollorë të cilët do të punojnë në shkollat e Prishtinës. Ky është një lajm i mirë për të cilin jemi gëzuar. Mbylljet e gjata gjatë pandemisë si dhe pasiguria e cila ka qenë në familjet tona ka ndikuar që ne të kemi një rritje të dhunës qoftë në familje qoftë në shkolla. Raportet tregojnë se bullizmi është në rritje prandaj institucionet arsimore duhet të intervenojnë”, ka thënë ajo.

Tutje Musmurati është shprehur se angazhimi i psikologëve është lajm shumë i mirë duke marrë parasysh se për 40 mijë nxënës në Prishtinë kanë qenë të angazhuar vetëm 12 psikologë.

Deri më sot Prishtina ka pasur të punësuar 12 psikologëve të shkollave, përderisa i ka mbi 40 mijë nxënës. Që do të thotë numër shumë i vogël i psikologëve dhe ka qenë e pamundur qe të trajtohen të gjithë nxënësit”, tha Musmurati.

Lajme të ngjashme