Komuna e Prishtinës: Puseta në të cilën kishte rënë i ndjeri është në rrugën me kompetencë të Qeverisë - NACIONALE

Komuna e Prishtinës: Puseta në të cilën kishte rënë i ndjeri është në rrugën me kompetencë të Qeverisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas vdekjes së një burri që kishte rënë në një puset të hapur në Prishtinë.

Në këtë reagim, komuna e Prishtinës, ka thënë se viktima ka rënë në pustën në rrugën Prishtinë – Podujevë dhe se kjo rrugë është në kompetencë të Qeverisë së Kosovës dhe jo të komunës.

“Dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është konstatuar nga ekipet tona dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës, se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të Kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria.” – thuhet në reagimin e tyre.

Më tej, komuna ka kritikuar deklaratat e Vetëvendosjes për këtë rast.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë burri që po trajtohej në QKUK nga lëndimet që kishte marrë pasi kishte rënë në një pusetë të hapur.

Reagimi i plotë i komunës:

SQARIM PËR PUBLIKUN

Më datën 09 gusht 2024, një i moshuar ka rënë në një pusetë të hapur përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë - Podujevë. Si pasojë, personi në fjalë ka ndërruar jetë me 19 gusht. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.

Dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është konstatuar nga ekipet tona dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës, se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë.

Kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të Kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria.

Janë për keqardhje deklaratat e pavërteta nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët këtë fatkeqësi të rëndë tentojnë t’a politizojnë dhe përmes shpifjeve tentojnë t’ia hedhin fajin organeve të Kryeqytetit.

Lajme të ngjashme