Komuna e Prishtinës njofton se është mbyllur përkohësisht rruga nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci”.
Sipas njoftimit, nga 10 deri më 18 korrik 2026 do të jetë i bllokuar segmenti nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Komuna ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm të vendosur në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar.