Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve në parkun e Gërmisë për 1 Maj - NACIONALE

Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve në parkun e Gërmisë për 1 Maj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinë ka njoftuar se sot për 1 maj, është ndaluar qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut Gërmia.

Në këtë rrugë, lejohen të qarkullojnë vetëm autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.

Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.”

Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme