Komuna e Prishtinës: Ndalohet qarkullimi i automjeteve për Gërmi
Komuna e Prishtinës ka ndaluar sot më 1 maj qarkullimin e veturave në parkun e Gërmisë.
Komuna e Prishtinë ka publikuar edhe rrugët të cilat do të jenë të qasshme për vetura, ndërsa leje për qarkullimin kanë autobusët e Trafikut Urban.
“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveq banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”.”
“Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”. Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”. Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese.” – thuhet në njoftimin e komunës.
Vendimi i tyre vjen pasi sot shumë qytetarë frekuentojnë këtë park.