Komuna e Prishtinës merr masa para festave të fundvitit - NACIONALE

Komuna e Prishtinës merr masa para festave të fundvitit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka marrë masa para festave të fundvitit.

Mes të tjera në komunikatë thuhet që është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme.

Ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga Komuna e Prishtinës është bërë apel për qytetarët për vigjilencë dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët.

Në njërën nga pikat kërkohet që qytetarët të vëzhgojnë rrethinën dhe të lajmërojnë menjëherë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, situatë apo individ që mund të paraqesë rrezik për rendin e sigurinë.

“Lutemi për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopulluara si: Sheshet dhe qendrat kryesore të qytetit; Hapësirat tregtare dhe festive; Pikat e organizimeve kulturore dhe aktiviteteve të tjera publike.” – thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Lajme të ngjashme