Komuna e Prishtinës liron invalidët e UÇK-së nga pagesat e trafikut urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar përmes një komunikate për media se ka liruar nga pagesa e trafikut urban invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024”, njoftoi komuna.
Postimi i plotë:
V E N D I M
Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Prishtinës.
Lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024.
Obligohen organet drejtuese të NPL “Trafiku Urban” SH.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe fillon të zbatohet nga data e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi.
Arsyetim
Ky vendim nxirret sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës tonë çlirimtare.