Komuna e Prishtinës harxhoi mbi 3000 euro për një drekë - NACIONALE

Komuna e Prishtinës harxhoi mbi 3000 euro për një drekë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka publikuar një faturë të komunës së Prishtinës, ku vetëm për një drekë janë shpenzuar 3393 euro e 44 cent.

Sveçla ka kritikuar kryetarin e Prishtinës duke thënë se Përparimi vendosi të argëtohet pak,e për këtë argëtim paguajnë qytetarët e Prishtinës, për qejfin e tij.

“Një të premte të kësaj vere, në një nga lokalet e kryeqytetit, Përparimi vendosi të argëtohet pak. Nejse, jo bash pak. 3.393.44€ paguan qytetarët e Prishtinës për qefin e Kryetarit”, ka shkruar Sveçla.

Në këtë faturë nuk janë dhënë detaje se çfarë saktësisht është porositur, por përshkrimi është vetëm “Pije dhe ushqim”.

Lajme të ngjashme