Komuna e Prishtinës do të bëhet me kamera në semafora
Semaforëve në kryeqytet përveç funksionit të tyre për rregullimin e komunikacionit, në bazë të ngjyrave, do t’i shtohet edhe një funksion shtesë.
Atyre do t’i vendoset kamera, për të treguar shpejtësinë e lëvizjes së veturave.
Kjo u bë e ditur disa ditë më parë, pas nënshkrimit të kontratës nga komuna e Prishtinës, me një operatorë ekonomik.
Në përgjigjet dhënë gazetës nga kjo komunë, thonë se këta matës të shpejtësisë, do të vendosen në këto segmente.
“ Matësist e shpejtësisë janë në disa segmente afër institucioneve arsimore ( në afërsi të shkollave të nivelit të mesëm dhe të ulët)”, thuhet nga komuna.
Kjo kontratë do të realizohet brenda periudhës 3 vjeçare.
“Në kuadër të implementimit të projektit do të realizohet sipas planit të punës të paraparë dhe do të përfundoj brenda periudhës 3 vjeçare sipas kontratës.
Kjo kontratë përveç vendosjes së kamerave ka të bëjë edhe me ndërtimin e disa semaforëve të rinjë” thonë nga komuna.
Vlera totale e kontratës është 450 mijë euro, përderisa oferta e OE është 50.756 sepse kontrata është 3vjeçare bazuar në çmimin për njësi, varësisht nga kërkesa e punës në teren.