Komuna e Prishtinës dhe ajo e Grançanicës me linjë transporti
Alban Zogaj, nënkryetar i komunës së Prishtinës, ka treguar se është nënshkruar marrëveshja me komunën e Graçanicës për fillimin e një linje të udhëtarëve.
Ai ka thënë se kjo do të ndihmojë komunitetin në Graçanicë dhe do të kontribuojë në lirimin e komunikacionit në Komunën e Prishtinës.
“Sot, nënshkruam marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Graçanicës, për lëshimin e linjës së transportit të udhëtarëve.
Kjo linjë liron komunikacionin në Prishtinë dhe ndihmon komunitetin në Graçanicë”, shkroi ai në Twitter.
📝🤝
— Alban Zogaj (@albanzogaj) August 2, 2022
Sot, nënshkruam marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Graçanicës, për lëshimin e linjës së transportit të udhëtarëve.
Kjo linjë liron komunikacionin në Prishtinë dhe ndihmon komunitetin në Graçanicë. #Prishtina #PR4PR pic.twitter.com/S8D0bpnHUY