Komuna e Prishtinë liron nga pagesa e Trafikut Urban pjesëmarrësit e “Sunny Hill Festival”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të gjithë pjesëmarrësit e “Sunny Hill Festival” janë të liruar nga pagesa e transportit publik.
Sipas njoftimit, qytetarët që do të shkojnë në këtë festival, do të mund të udhëtojnë me autobusë të Trafikut Urban falas nga data 25 deri më 28 korrik.
Njoftimi i plotë:
Të gjithë pjesëmarrësit e "Sunny Hill Festival" LIROHEN nga pagesa e transportit publik.
Pra të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik.
Nisja bëhet nga ora 17:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Pra mund të shkoni e ktheheni nga festivali me autobusë të Tarfikut Urban, falas.