Komuna e Kamenicës nuk do të ketë ujë tri ditë
Komuna e Kamenicës në krye me Kadri Rahimajn nga VV po përballët me reduktime të ujit.
Kompania rajonale për ujë “Hidromorava” ka treguar se cilat lagje do të mbesin pa ujë deri në 3 ditë.
“Nga ora 10:00 deri në 16:00 lagjja “Iliria” nuk do të ketë ujë. Por më shumë ndërprerje do të ketë në një pjesë të lagjës “Malësia”, ku për tri ditë nuk do të ketë ujë” thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Këto ndërprerje sipas kompanisë po bëhen për shkak të mbushjes së rezervuarit për furnizim të zonës së shërbimit.