Komuna e Dragashit e detyron familjen e dëshmorit të paguajë tatimin në pronë, e kërcënon me përmbarues - NACIONALE

Komuna e Dragashit e detyron familjen e dëshmorit të paguajë tatimin në pronë, e kërcënon me përmbarues

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lirimi nga tatimi në pronë është e drejtë që e realizojnë familjet e dëshmorëve, familjet e të zhdukurve të UÇK-së, invalidët e UÇK-së, invalidët civilë të luftës, familjet e viktimave civile të luftës që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Kundër kësaj po vepron Komuna e Dragashit. Së fundi, komuna i ka dërguar “faturën e tatimit në pronë” Elbasan Bahtijarit, djalit të dëshmorit të kombit, Hilmi Bahtijari, nga fshati Blaq, raporton Indeksonline.

Në letrën e dërguar, komuna i ka “rikujtuar për detyrimet e papaguara të tatimit në pronë”. Madje u ka ofruar edhe “mundësinë e lidhjes me kontratë për pagesë me këste”.

Në rast se nuk përmbushin detyrimet, komuna njofton se do t’ua pezullojnë shërbimet komunale si dhe propozimin për mbledhjen e detyruar të detyrimeve të papaguara përmes përmbaruesve.

Bahjtjari ka thënë se është i shokuar nga ky veprim derisa shton se çdo gjë është paguar në vitin 1999.

Më e keqja e kësaj, unë as që jam kontaktuar nga Komuna e Dragashit për këtë shumë e cila është mbledhur që 7 muaj ku dhe është bërë regjistrimi prej datës 24 Janar 2022. Prej që mandatin e ka marrë LDK-ja unë jam regjistruar në këtë listë.Ssi ka mundësi që familjes sime i lëshohet një pension mesatar dhe në të njejtën kohë në mënyrë indirekte t’i merret përsëri. Turp, turp!”, ka thënë Bahjtjari.

Lajme të ngjashme