Komuna e Bulliqit "qetëson" opinionin: Përveç dorëheqjes së drejtorit, s'ka tjera shkarkime - NACIONALE

Komuna e Bulliqit "qetëson" opinionin: Përveç dorëheqjes së drejtorit, s'ka tjera shkarkime

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas shkarkimit të drejtorit të Inspekcionit në Podujevë nga kryetari Shpejtim Bulliqi, gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Driton Veliu, i cili dorëheqjen e konfirmoi për gazetën.

Por, përveç këtyre po flitet edhe për shkarkime e dorëheqje të tjera në këtë komunë.

E për këtë ka reaguar komuna, duke thënë se lajmet e tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë, janë spekulime e të pavërteta.

“Njoftim

Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit. Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta.

03.08.2022, Podujevë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim”, thuhet në shkrimin e kësaj komune.

Lajme të ngjashme