Komuna del me apel për shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, bllokohet qarkullimi
Komuna ka njoftuar se rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS, Ujësjellësit dhe Policisë, të cilat kanë ndërmarrë masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët.
Rruga është bllokuar për qarkullim, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren.
Komuna ka bërë të ditur se për çdo informacion shtesë, qytetarët do të njoftohen me kohë.