"Kompania gjermane", asamblisti i VV-së i "mëshon" LDK-së në Prishtinë për meritat se kush e solli investimin - NACIONALE

"Kompania gjermane", asamblisti i VV-së i "mëshon" LDK-së në Prishtinë për meritat se kush e solli investimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ermal Osmani, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duket se është nervozuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës që udhëheq në kryeqytet, rreth meritat për sjelljen e një kompanie gjermane në vend.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Osmani ka thënë se komuna e Prishtinë po mundohet t’i përvetësojë punët e qeverisë.

“Në këtë rast nënkryetari A.Zogaj paska paralajmëru projekt gjigand në Prishtinë pos me kanë Ministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Bravo ministri Zogaj. Kap more heke borllogun se na MLOJ.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, VV tregoi se kompania e regjistruar sot, do të punësojë 200 persona.

“Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, priti sot në takim përfaqësuesit e biznesit gjerman "MUNDA, MENTOR UND AUNDE", të saporegjistruar pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, si biznes i ri "Munda Kosova"

Lajme të ngjashme