“Kompani amerikane po shmangin bashkëpunimin me ato nga Kosova, shkak veriu”: Zeka i shqetësuar - NACIONALE

“Kompani amerikane po shmangin bashkëpunimin me ato nga Kosova, shkak veriu”: Zeka i shqetësuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tablo tejet shqetësues del të jetë duke ngjarë në sferën ekonomike sipas Drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka, i cili tregoi se ka raste ku kompani amerikane po shmangin bashkëpunimit me kompani nga Kosova si pasojë e shqetësimeve që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës.

Kemi raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me kompani nga Kosova për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në dy tri vitet e fundit dhe kjo sërish për shkak të tensionove në veri të vendit. Pasiguria juridike dde fizike që përçohet nga vendi ynë kanë ndikim në marrjen e investimeve të huaja meqë janë faktorë të rëndësishëm dhe merren parasysh nga investitorët potencial”, ka thënë Zeka në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Lajme të ngjashme