Komiteti Amerikan-Hebraik e fton Kurtin për vizitë në Izrael - NACIONALE

Komiteti Amerikan-Hebraik e fton Kurtin për vizitë në Izrael

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar David Harris, Drejtor Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik (American Jewish Committee – AJC).

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet në vendin tonë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit. Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik e ftoi Kryeministrin Kurti për vizitë në Izrael.

“Duke folur për situatën gjeopolitike në rajonin tonë, u theksuan përpjekjet e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian. U diskutua edhe për zhvillimet rajonale e globale pas invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e pasojat në ekonomi”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Takimi që është realizuar gjatë mbajtjes së Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike The Economist.

Lajme të ngjashme