Komisioni për Ekonomi mblidhet sot, diskutohet për Projektligjin për kriptovaluta
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet sot me fillim nga ora 14:30.
Në rend të ditës së këtij Komisioni është projektligji për kriptovaluta.
“Nisma legjislative “Projektligji për kriptovaluta””, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Përndryshe me anë të këtij projekligji në Kosovë do të përcaktohen rregullat e përdorimit të kriptovalutave apo parve digjitale.
Nisma për këtë projektligj ka filluar vitin e kaluar dhe deri më tani nuk është bërë ndonjë hap.