Komisioni Evropian shpreh keqardhje për ndalimin e dinarit: U miratua pa konsultime paraprake - NACIONALE

Komisioni Evropian shpreh keqardhje për ndalimin e dinarit: U miratua pa konsultime paraprake

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, përmes sëcilës ndalohet qarkullimi i dinarit në Kosovë.

Në lidhje me këtë çështje, ka pasur shumë reagime. I fundit reagim vjen nga Komisioni Evropian. Në një përgjigje nga zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer, gjatë një konference në Bruksel, theksoi se ky vendim është miratuar pa konsultime paraprake.

“Komisioni shpreh keqardhjen për faktin se ky vendim është miratuar pa konsultime paraprake, duke marr parasysh pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë dhe komuniteteve të tjera në Kosovë. Komisioni është veçmas i shqetësuar për ndikimin te shkollat dhe spitalet, duke marr parasysh se nuk ka alternativa të tjera”, tha Mamer.

Lajme të ngjashme