KOMF kërkon të hetohet vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova - NACIONALE

KOMF kërkon të hetohet vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar pas rastit të vdekjes së një vajze katër vjeçare në Gjakovë, të cilët kanë kërkuar që të hetohet ky rast.

KOMF ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të hetojnë këtë rast, teksa kanë bërë tri kërkesa.

“Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, KOMF bën thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të trajtojnë me prioritet absolut rastin dhe të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

• Kërkojmë vëmendjen e menjëhershme institucionale ndaj neglizhencës së supozuar mjekësore dhe pasojave të saj fatale.

• Kërkojmë nga autoritetet përkatëse që të kryejnë një hetim të plotë dhe transparent për praktikat mjekësore të ndjekura në këtë rast, duke siguruar llogaridhënie të plotë nga institucionet lokale.

• Kërkojmë zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi dhe ndërmarrjen e të gjitha masaveve sipas rezultateve të hetimit, për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.” – thuhet në reagimin e tyre.

“KOMF do të vazhdojë të ndjekë nga afër procedimin më tej të këtij rasti nga ana e institucioneve dhe do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie prej tyre, duke çuar ku duhet përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët tanë zhvillohen në mjedis të sigurtë dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen dhe janë themel i zhvillimit të shoqërisë.” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme