Kombëtarja U21 nis stërvitjet në Antalia - NACIONALE

Kombëtarja U21 nis stërvitjet në Antalia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës U21 ka filluar përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojë për disa ditë në kuadër të Kampit stërvitor për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Për herë të parë “Dardanët “e rinj janë duke u drejtuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani. Gjatë qëndrimit në Antalia, Kosova U21 do të stërvitet nga dy herë në ditë, derisa krahas stërvitjeve pritet të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje testuese, në mënyrë që përzgjedhësi i ri ta shohë formën e lojtarëve të grumbulluar.

Lajme të ngjashme