Komanda amerikane e NATO-s në Evropë mbështetë tranzicionin e FSK-së në “forcë mbrojtëse territoriale”
Komanda amerikane e NATO-s në Evropë ka njoftuar pas një takimi të Drejtorit të DoD dhe USEUCOM, Alton Buland dhe Ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedoni, se mbështesin tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një “forcë të ndërveprueshme me NATO-, multi-etnike, të mbrojtjes territoriale që i nënshtrohet kontrollit civil”.
“Udhëheqësit nga DoD & USEUCOM u takuan për diskutime me Ministrin e Mbrojtjes të #Kosovës për të forcuar bashkëpunimin” e sigurisë dhe për të mbështetur Tranzicionin e Forcave të Sigurisë në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, e ndërveprueshme nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil. #IFortëDheStrategjik”, thuhet në komunikatën në Twiter.