Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Kenias vdes nga rrëzimi i helikopterit
Komandanti i përgjithshëm i ushtirsë së Kenias, Gjeneral Francis Ogolla, vdiq nga rrëzimi i helikopterit në të cilin ndodhej të enjten në pjesën perëndimore të vnedit, njoftoi presidenti i shtetit afrikan, William Ruto.
Helikopteri u rrëzua pak pas nisjes së fluturimit të enjten pasdite sipas kohës lokale, duke lënë të vdekur Ogollën dhe nëntë pjesëtarë të tjerë të ushtrisë, sipas presidentit Ruto, i cili shtoi se dy persona mbijetuan, raporton televizioni BBC.
“Jam thellësisht i pikëlluar që po e njoftoj ikjen e Gjeneralit Francis Omondi Ogolla, komandant i Forcave të Mbrojtjes të Kenias” – tha Ruto.
Më tej, presidenti tha se një ekip hetuesish është dërguar në vendin e rrëzimit të helikopterit, në distriktin Elgeyo Marakëet për ta zbuluar shkaktarin e aksidentit.
Sipas presidentit, Ogolla ishte nisur nga Nairobi të enjten për t’i vizituar trupat në rajonin e Çarjes Veriore dhe për ta inspektuar rinovimin e shkollave.