Komandanti i KFOR-it në Kosovë pret në takim presidentin e Bullgarisë, flasin rreth bashkëpunimit - NACIONALE

Komandanti i KFOR-it në Kosovë pret në takim presidentin e Bullgarisë, flasin rreth bashkëpunimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radey, i cili gjatë ditës së premte është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Ndërsa sot, Radey ka vizituar zyrat e KFOR-it ku është pritur nga Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas në Film City në Prishtinë.

Kështu kanë bërë të ditur nga KFOR-i, përmes një postimi në Tëitter, ku kanë theksuar se komandanti i KFOR-it në takim ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen dhe kontributin e Bullgarisë në misionin e KFOR-it

“Presidenti i Republikës së Bullgarisë,Rumen Georgiev Radev ka vizituar komandantin Özkan Ulutaş, në Camp Film City, në Prishtinë. Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për kontributin e patundur të Bullgarisë në misionin e KFOR-it.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme