Komandanti i KFOR-it: NATO është fuqishëm e përkushtuar për sigurinë në Kosovë
Gjeneral Major Özkan Ulutaş, komandanti i KFOR-it, theksoi përkushtimin e NATO-s ndaj sigurisë në Kosovë gjatë një interviste për Klan Kosova.
Ai pohoi se KFOR-i do të qëndrojë për sa kohë të jetë e nevojshme, duke theksuar se misioni i tyre në Kosovë është gjithmonë bazuar në kushte dhe jo në një kalendar të caktuar.
Gjenerali Ulutaş siguroi se KFOR-i do të vazhdojë të krijojë një kornizë të sigurt për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës.
"NATO është fuqishëm e përkushtuar për sigurinë në Kosovë dhe KFOR-i do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Misioni ynë në Kosovë ka qenë gjithmonë i bazuar në kushte dhe jo i kalendarizuar, që do të thotë se çdo ndryshim në numrin e personelit do të bazohet në vlerësimin e kushteve në terren pasuar me vendim të Këshillit të Atlantikut të Veriut. KFOR-i do të vazhdojë të krijojë kornizën e sigurisë për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm për të mirën e të gjitha komuniteteve dhe stabilitetin rajonal." - tha ai.