Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve jep detaje për aksidentin tragjik te Liqeni i Badovcit - NACIONALE

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve jep detaje për aksidentin tragjik te Liqeni i Badovcit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve ja dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet te Liqeni i Badovcit ku humbën jetën tre persona të moshës së re, rreth të njëzetave.

“Në ora 23:49 , është pranuar informata se një veturë ka rënë ne Liqenin e Badovcit dhe ka njerëz brenda. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty janë parë shenja dhe pjesë të veturës që ka rënë në liqen, mirëpo, vetura ishte zhytur në ujë dhe nuk është pa. Është kërkuar që të angazhohet FSK pasi që kanë ekip të zhytjes”.

“Ekipi i zjarrfikës së bashku me tre peshkatarë që kishin barkë kanë gjetur vendndodhjen e veturës dhe kemi tentuar për ta tërhequr nga uji , por nuk kemi arritur sepse ishte thellësi. Kanë arritur ekipet e FSK, ( ekipi i zhytjes) , kanë fillu kërkimin, është gjetur vetura dhe trupat e pajetë".

"FSK ka tërhequr dy trupa të pa jetë dhe ju kane dorëzuar shërbimeve mjekësore dhe IML. Kemi tërhequr edhe veturën ku ne te ishte edhe një person i pajetë”, tha ai për Gazetën Express.

Lajme të ngjashme