Komandant Remi ftohet në Hagë për të dëshmuar
Ish-komandanti i Zonës së Llapit në UÇK, Rrustem Mustafa, pritet që javën tjetër të dëshmojë në Gjykatën Speciale.
Kjo është konfirmuar nga vetë ai në një përgjigje për “Kanal10”.
“Javën e ardhshme jam ftuar të dëshmoj në Hagë. Do ta mbroj të vërtetën e luftës së UÇK-së.” – tha ai.
Vlen të theksohet se komandant Remi ka qenë edhe më herët i ftuar në Hagë, si dëshmitar.