Komandant Kajari: Shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më e madhe në karrierën time - NACIONALE

Komandant Kajari: Shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më e madhe në karrierën time

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari, ka thënë se shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më madhe në karrierën e tij ushtarake.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë cermonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku Kajari do t’ia dorëzojë komandën gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

Të qenit në komandë këtë në Kosovë ka qenë arritja dhe sfida më e madhe që kam pasur në karrierë. Kjo eksperiencë na ka kalitur mua dhe stafin tim”, është shprehur Kajari.

Kajari gjithashtu ka falënderuar edhe gruan e tij Veronikën për mbështetjen që i ka ofruar përgjatë një viti derisa shërbeu në Kosovë.

Lajme të ngjashme