Koloneli i FSK-së në pension i bashkohet AAK-së, do të jetë kandidat për deputet
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se AAK-së i është bashkuar Kolonel i FSk-së, Avdi Raci.
Ai ka bërë me dije Raci do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka treguar për përvojën e madhe të kolonelit të FSK-së.
“Avdiu, si oficer me përvojë të jashtëzakonshme që shërbeu në Ushtrinë e Kosovës si udhëheqës i shumë dikastereve, do të jetë një përfaqësues i denjë i popullit dhe i vlerave universale të kombit tonë”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se ai ishte ndër themeluesit e UÇK-së.
“Avdiu, bashkë me vëllezërit e tij, ishin krah i fortë i shumë heronjve dhe luftëtarëve në beteja”, ka shkruar ai.