Kolona të shumta në Prishtinë, komuna del me sqarim
Komuna e Prishtinës ka dalë me sqarim, pas kolonave të gjata të krijuara pasditen e së martës.
Në një komunikatë për meida, komna ka thënë se “kanë nisur disa ndërhyrje afatshkurtra”.
Sipas tyre, të gjitha këto kanë ndikuar në krijimin e ngarkesave në qarkullim.
Punimet në rrugë, sipas komunës përfshijnë:
• Rr. Malush Kosova – në proces rehabilitimi, e hapur me pengesa në qarkullim
• Rr. Don Shtjefën Kurti – e mbyllur për qarkullim
• Rr. Nimete Progonati – e mbyllur për qarkullim
• Rr. Agim Ramadani – ndërhyrje për rregullimin e pjesëve të dëmtuara
️ Punime në rrjetin e kanalizimit:
• Në rrugën B/C, ku përkohësisht është mbyllur një korsi në dalje nga rruga B dhe një korsi në hyrje të rrugës C.
Por njëkohësisht kemi pasur edhe situata të paparashikuara. Nga ora 16:00 e tutje, në kryeqytet janë regjistruar 7 aksidente trafiku, në këto lokacione:
• Rrethi i Flamurit
• Rr. Ibrahim Lutfiu
• Rr. Isa Kastrati
• Rr. Xheladin Rekaliu
• Rr. Vicianum
• Rr. Bill Klinton
• Rr. Ramiz Cernica