Kololli shkund rrjetën në Japoni - NACIONALE

Kololli shkund rrjetën në Japoni

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli ka shënuar gol për skuadrën e tij, Shimizu S-Pulse kundër Gamba Osakas.

Skuadra e kosovarit triumfoi me rezultat 2-0, në përballjen e vlefshme për javën e 25 në J-League të kampionatit japonez.

Golin e parë të ndeshjes e realizoi Kololli, 17 minuta para se të mbyllej koha e rregullt. Dhe, goli i tij, erdhi vetëm katër minuta pasi u inkuadrua nga banka rezervë.

Shimizu aktualisht zë pozitën e 12 në kampionat me 27 pikë, pas 25 xhirove të zhvilluara.

Ky ishte goli i tretë i Kolollit në J-League, derisa një herë ka gjetur rrjetën edhe në Kupë,.

Lajme të ngjashme