Çollaku: Nëntori i dytë që ish-udhëheqësit e UÇK-së i gjen padrejtësisht në burg - NACIONALE

Çollaku: Nëntori i dytë që ish-udhëheqësit e UÇK-së i gjen padrejtësisht në burg

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bekim Çollaku ish-këshilltari i Hashim Thaçiq, ka thënë se ky është nëntori i dytë që udhëheqësit e UÇK-së i gjen padrejtësisht në burg.

Ai ka thënë se të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për të kriminalizuar UÇK-në dhe luftën e saj.

Historia botërore nuk na ka mësuar se ndonjë popull ose ndonjë shtet e ka fituar lirinë dhe është krijuar si rezultat i të ashtuquajturës "ndermarrje e përbashkët kriminale".”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Nëntori i Dytë, 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, i gjen padrejtësisht në burg udhëheqësit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.

Historia botërore nuk na ka mësuar se ndonjë popull ose ndonjë shtet e ka fituar lirinë dhe është krijuar si rezultat i të ashtuquajturës "ndermarrje e përbashkët kriminale".

Kosova nuk përbën përjashtim nga kjo e vertetë historike. Prandaj, të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar!

Lajme të ngjashme