Kollçaku e VV-së: Brenda mundësive, Qeveria ka reflektuar ndaj grevës - NACIONALE

Kollçaku e VV-së: Brenda mundësive, Qeveria ka reflektuar ndaj grevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, ka folur në televizionin publik për grevën në arsim dhe administratë.

Ajo tha se të që gjithë mësimdhënësit, duhet ta shprehin mendimin e lirë, e që vota e tyre të jetë reale e pa presion.

“Thjesht të mendojnë rreth situatës që ndodhemi të gjithë”, tha deputetja Kollçaku.

Duke iu referuar votimit të brendshëm nga grevistët në arsim dhe administratë, nëse greva të pezullohet deri në janar e mësimi të fillojë me 3 tetor, apo kjo grevë të vazhdojë, deklaroi se përveç prindit, mësimdhënësi është personi më i dashur për fëmijët.

“Unë mendoj që duhet të dominojë arsyeja sepse Qeveria brenda mundësive shumë të limituara, ka reflektuar dhe nuk ka thënë asnjëherë që dialogu social ka përfunduar”, tha Kollçaku, sipas së cilës, “Qeveria ka shprehur gjithë vullnetin që të vazhdojnë me dialog”, shtoi ajo.

Deputetja u shpreh se duhet përshpejtuar miratimi i Projektligjit për Paga.

“Të përmirësohen kushtet e punës, të ketë dialog dhe çdo gjë që është e mirë për shkollat”, tha Kollçaku.

Më tej, ajo deklaroi se nëse në këtë rast, sindikatat, kushtimisht kanë pasur një armë, nuk është dashur që para saj të vendosin fëmijët.

“Të gjithë jemi të brengosur dhe më vjen keq për ata fëmijë në klasën e parë që nuk kanë arritur të ulën në bankat shkollore”, tha deputetja e VV-së.

Lajme të ngjashme