Koka befason sërish: Greva është termet, është vërshim
Deputeti i VV-së, Jahja Koka, është shprehur i shqetësuar me vazhdimin e grevës në sektorin e arsimit.
Në mbledhjen e komisionit parlamentar për Arsim, ku po diskutohet për grevën, Koka është munduar që grevën ta përshkruajë me fenomene natyrore.
Ai ka thënë se greva është tërmet, është vërshim.
“Sot me optimizëm kam ardhur, se e zgjidhim problemin. Problemi është shumë serioz. Merre me mend t`i kur ka vërshime ose tërmet dhe ti mendon se çka do të bëhet me ekonominë e ardhshme. Ky, sipas mendimit tim, është vërshim, është tërmet, në kuptimin tim didaktiko-psikologjik, si prind dhe si mësues. Fëmijët janë jashtë klasave, për këtë duhet të bisedojmë sot”, ka thënë Koka.