Koci përshkruan gjendjen në Kosovë: S`ka rrymë, ekonomia buzë kolapsit, shoqëri në depresion, e ardhmja pa na merret - NACIONALE

Koci përshkruan gjendjen në Kosovë: S`ka rrymë, ekonomia buzë kolapsit, shoqëri në depresion, e ardhmja pa na merret

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci është ankuar për problemet me te cilat po përballet Kosova në këtë fillim të vitit.

Ai ka bërë me dije se Kosova po përballet me mungesë të rrymës, me ekonomi buzë kolapsit, me shoqëri në depresion dhe me problemin e vjedhjes së votave.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se qytetarët nuk po reagojnë seriozisht ndaj kësaj situate.

“Nuk ka rrymë, ekonomia është në prag të kollapsit, shoqëria në depresion dhe e ardhmja po na merret me vjedhjen e votave. Nuk po reagojmë seriozisht. Populli që nuk proteston, e pranon nënshtrimin. E duron errësirën, e duron padrejtësinë, e duron mashtrimin. Mos harroni: pa rrymë jetohet qenqe!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme