Koci: Gjasat janë reale që të shkohet në zgjedhje prapë në muajin prill
Avokati Arianit Koci ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me zvarritjen e formimit të institucioneve të reja.
Ai ka bërë me dije se shteti i Kosovës është në një bllokadë totale.
Në profilin e tij në Facebook, Koci ka bërë me dije se gjasat janë që në prill të shkohet sërish në zgjedhje.
“Besoni a jo, ende jemi pa Kuvend - tetë muaj prej protestës time. Po aq kohë,,Kuvendi ka qenë jofunksional edhe para asaj proteste. Bllokimi ka nisë shumë më herët. Paraliza është e vazhdueshme. Një vend që rri i heshtur para kësaj gjendjeje, ua lehtëson punën atyre që e sabotojnë shtetin. Kur mungon presioni qytetar, politika e lexon si leje për me vazhdu me kalkulime e vonesa. Për me qenë edhe më keq: gjasat janë reale me shku prap në zgjedhje në prill. Ndërkohë, shteti është në bllokadë totale. Institucionet jashtë funksionit. E çmimin e paguan secili prej nesh”, ka shkruar ai.