Koalicioni VLEN mundohet ta arsyeton humbjen, Kasami: BDI ka blerë votat e komuniteteve - NACIONALE

Koalicioni VLEN mundohet ta arsyeton humbjen, Kasami: BDI ka blerë votat e komuniteteve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bilall Kasami nga koalicioni VLEN është munduar ta arsyeton humbjen ndaj BDI-së në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.

Në konferencë për media, ai ka thënë se koalicioni VLEN është fitues i votës së shqiptarëve.

Sipas tij, BDI dhe koalicioni Fronti Evropian . kanë falënderuar qytetarët të cilët kanë votuar këtë koalicionin.

Bilall Kasami në fillim tha se do të theksojë se ata janë fitues të votës shqiptare, raporton SHENJA.

‘Jemi fitues të votës shqiptare. VLEN është përfaqësues i vetëm në qeverinë e ardhshme. BDI e ka humbur legjitimitetin te shqiptarët prandaj në zgjedhjet e 8 majit ne do të fitojmë. Do ta përmbysim rezultatin që sot BDI e mori me metoda kriminale. Ne treguam që jemi opsion demokratik që respektojmë vlerat evropiane. Me angazhimin e madh për ndryshim do ta kthejmë situatën. BDI arriti ta shkatërrojë mundësinë që presidenti të zgjidhej me zgjedhje të drejtpëdrejta. BDI do të shkruhet me shkronja të zeza në historinë e re politike, si një parti që punon për interesa të saj”, ka thënë Kasami.

Lajme të ngjashme